Maratona e leximit mbërrin në Tiranë

Për tre ditë rradhazi, duke nisur nga nesër Tirana do të shndërrohet në qytetin e leximit. Pikëtakimet janë në çdo bar ku përveç shijes së kafes mund të marrësh edhe atë të një libri. Çdo qytetar është i mirëpritur në këto ambiente, nga 8 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites. Mjafton të keni me vete një libër dhe për 15 minuta mund të lexoni për të tjerët pjesëzën e preferuar të romanit, prozes apo edhe poezisë. Tema e përzgjdhur në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë është “Letërsia në Tranzit”.