Maqedoni, rifillojnë rrahjet e shqiptarëve në Shkup

Trazira të tjera janë shënuar në Shkup ku mbrëmjen e djeshme ka  rifilluar rrahja e shqiptarëve nga ana e huliganëve maqedonas. Kësaj radhe 12 banorë nga fshati Batincë e Shkupit, janë sulmuar fizikisht nga tifozët e klubit të futbollit Vardar, “Komitët”.Shumica e viktimave të pafajshme janë gra, të cilat në momentin e sulmit kanë qenë duke shëtitur në sheshin “Maqedonia”. “Komitët” fillimisht kanë provokuar me fjalë fyese duke thënë se sheshi “Maqedonia” nuk është vend i shqiptarëve dhe pastaj u janë vërsulur fizikisht. Të lënduarit janë dërguar për kurim në qendrën klinike.