Manjani: Të zgjaten oraret e shërbimit në gjykata

Nenkryetari i LSI, Ylli Manjani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka pershendetur vendimin e Partise Socialiste, per perjashtimin e deputetit te PS, Tom Doshi, nga kjo parti./r/n/r/nYlli Manjani, speaks during a press conference, hailed the decision of the Socialist Party, expel a Member of the lawmaker, Tom Doshi, from the party.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kërkoi nga kancelarët e gjykatave që të zgjasin oraret e shërbimeve. Gjatë një takimi që pati sot me ta, ministri tha se ka pakënaqësi të theksuara në shërbimin gjyqësor. Sipas tij, sekretaritë duhet ta kuptojnë se “nuk është më i rëndë bishti se sqepari” dhe se janë aty për të shërbyer, pritur njerëz dhe për të administruar dokumentacion. Ai kërkoi që të merren masa për të zgjatur oraret e shërbimit dhe të mos ketë radhë qytetarësh.