Mandy Moore, nga aktore në këngëtare

Është një aktore e talentuar, ka luajtur përkrah emrave më të njohur të ekranit, por anën tjetër artistike të saj nuk e ka shfaqur shumë. Mandy Moore është dhe këngëtare dhe ka ndër mend t’i rikthehet karrierës muzikore në vitin 2018.

Gjatë një interviste për “People”, Moore tha se e adhuron të këndojë pas një dite të gjatë xhirimi. Por nuk e ka thjesht për argëtim. Aktorja theksoi se po përgatit një album.

“Dua t’i rikthehem muzikës. Kam shkruar shumë muzikë dhe ende nuk kam nxjerrë një album. Kështu që mendoj ta bëj vitin tjetër”, – tha aktorja-këngëtare 33-vjeçare.

Moore ka marrë pjesë në shumë filma muzikorë dhe nuk është çudi që t’i përkushtohet denjësisht kësaj karriere.