Mamaja e reperit XXXTentacion zbulon se ai do të bëhej për pak muaj baba

Muaj pas vrasjes tragjike të reperit të famshëm XXXTentacion, mamaja e 20-vjeçarit të ndjerë ka zbuluar se ai do të bëhej baba. Sipas saj, e dashura e tij e cila është e panjohur për sytë e publikut është në muajt e parë të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë djalin e XXXTentacion. E ëma e tij, ka postuar dy foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaq barkun e fryrë të së dashurës misterioze si edhe një foto me ultratinguj ku shfaqet shumë qartë embrioni i vogëlushit. Ajo shtoi se familja e reperit të ndjerë është duke vuajtur shumë për mungesën e tij dhe për faktin që ai nuk do të mundet kurrë ta shohë të birin. Megjithatë, ngushëllohen me faktin se vrasësit e tij janë nën pranga dhe se XXXTentacion la një pasardhës në këtë botë.