Madonna, probleme kujdestarie me ish-partnerin e saj

Madonna dhe ish bashkeshorti i saj si duket janë në mes të një beteje, pasi njëri nga dy fëmijët e tyre ka refuzuar që të kthehet nga Londra në SHBA te nëna e tij.Diva e muzikës pop, e cila është në një turne botëror, ka kërkuar nga gjykatësja që ta detyrojë ish-burrin e saj ta kthejë djalin 15 vjeçar Rocco në New York tek ajo.Ndërsa gjykatësja ka thirrur ish-burrin e Madonnas dhe e ka pyetur rreth kësaj, ndërsa ai ka thënë se djali i tyre dëshiron të qëndrojë me të.Megjithatë, gjykatësja ka thënë se djali duhet të kthehet në New York dhe të flasë me nënën e tij para se të vendosë se te cili prind dëshiron të qëndrojë.