Madonna pritet të performojë në “Eurovision 2019”

Tema e këtij viti në “Eurovision” ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe pikërisht transmetuesi i sivjetshëm KAN po synon sa më lart që po mundet. Pasi Justin Timberlake performoi në skenën e “Eurovision” në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global do paraqitet këtë vit.

Sipas raporteve më të fundit në mediat izraelite, Madonna është këngëtarja e cila është ne negociata me KAN për disa muaj. Ndonëse Madonna pranoi të performonte në “Eurovision”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv, kushtet financiare po pengojnë që një kontratë të nënshkruhet. Mirëpo siç është bërë e ditur, KAN dëshiron të ketë një yll ndërkombëtar në skenë gjatë finales së madhe. Disa nga emrat tjerë që u përmendën në raporte përfshijnë Coldplay dhe Elton John.

Por raportoht se KAN ka mbajtur bisedime me ikonën e muzikës, Madonna, në mënyrë që performanca e saj të jetë kryesorja në “Eurovision 2019”.