Madonna iu përgjigjet ndjekësve që e kritikojnë, me fjalë dhe… gishtin e mesit

Madonna iu përgjigjet ndjekëse që e kritikojnë. Teksa publikoi në Instagram një video nga prapaskenat,në kuadër të turneut të radhës “Madame X Tour”, këngëtarja shpërtheu ndaj ndjekësve.
“Frika juaj është se ju përfaqësoj, për sa kohë që më ndiqni dhe harxhoni kohë duke komentuar, tregoni budallallëkun tuaj. Nëse ju bezdis tregojeni, mos më ndiqni më!”, shkroi këngëtarja.
Këtë koment, Madona e kishte shoqëruar me shenjën e gishtit të mesëm.
Kjo për shkak se Madonnën e kishin etiketuar si një këngëtare mediokre, pa zë dhe me talent të limituar.