Madonna i del në mbrojtje Miley Cyrus

HOLLYWOOD, CA - JANUARY 28: Recording artists Miley Cyrus (L) and Madonna during Miley Cyrus: MTV Unplugged at Sunset Gower Studios on January 28, 2014 in Hollywood, California. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic for MTV)

Duket se të gjithë po komentojnë divorcin e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duke theksuar se kjo e para e ka tradhtuar aktorin.

Cyrus ka shpërthyer në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter” duke thënë se refuzon të pranojë fjalët e të gjithë atyre që mendojnë se ajo ka kryer tradhti bashkëshortore.

Sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe refuzon të kërkojë falje për diçka që nuk e ka bërë. Nga ana tjetër Madonna është hedhur menjëherë në mbrojtje të Cyrus. “Falë Zotit! Ti je njerëzore! Një grua e cila ka jetuar. Nuk ke nevojë të kërkosh falje!!” -shkroi mbretëresha e muzikës pop.