Macja ‘sfilon’ në pasarelë, videoja bëhet virale

Një mace është futur në pasarelën e një shfaqjeje mode në Turqi. Kafsha shtëpiake u shfaq papritur në rolin e një modeleje duke ‘shokuar’ personat që ndodheshin aty për të ndjekur sfilatën e modës. Videoja që u bënë virale, tregon macen në Esmond International Fashion Show në Stamboll. Stilistja Gossip Hakki Ali tha se askush nuk e di se mbërriti në pasarelë ‘modelja’ e mbuluar me qime.