Lumi B i dedikon një tatuazh gruas së tij

Tashmë e kemi parë se marrëdhënia e reperit Lumi B me bashkëshortën e tij është e mrekullueshme.

Ata vazhdimisht i shprehin dashurinë njëri tjetrit.

Por ndryshe nga herë të tjera, kësaj radhe, Lumi B dashurinë e tij për Mirandën e dëshmoi edhe përmes një tatuazhi të ri që e ka bërë prapa shpinës.

Përmes Instagramit, bashkëshortja e Lumit, ka postuar një fotografi ku shihet tatuazhi i tij – Shkronja e madhe M.

Çifti kanë kohë që janë së bashku dhe ata kanë edhe një djalë të quajtur Blini.lumi-1_1473882589-3106915