Lorik Cana transferohet te Nantes

Mediat franceze kanë shkruar pasditën e së hënës se Lorik Cana është rikthyer në kampionatin francez, por kësaj radhe te Nantes. “L’Equipe”, duke cituar Lorik Canën, ka shkruar se zyrtarizimi i transferimit të kapitenit të Kombëtares do të bëhet në orët e mbrëmjes.Mesfushori gjakovar rikthehet pas 6 sezonesh në kampionatin francez, edhe pse, sipas “Sports.fr” Lazio kishte vënë gjithçka nën dyshim minutat e fundit, por këmbëngulja e skuadrës franceze dhe e lojtarit ka bërë që gjithçka të mbyllet në kohë.