Lorik Cana bëhet baba për herë të parë

Muaj më parë kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana njoftoi i përlotur se shumë shpejt do të bëhej baba. Tanimë ai po gëzon sëbashku me bashkëshorten e tij Monica, ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë i cili është djalë.Zyrtarisht ky lajm është bërë publik edhe nga klubi i Nantes, i cili i ka krijuar mundësinë futbollistit shqiptar që të ishte pranë bashkëshortes në këtë moment të veçantë për ta.