Lirimi i hapësira publike, nis aksioni në njësinë nr. 5.

Pas mbarimit të afatit për pronarët e lokaleve që kanë zaptuar trotuaret me tavolina dhe karrike, apo ata që shesin në rrugë, mëngjesin e së shtunës nisi aksioni i i policisë bashkiake dhe INUV për të mos lejuar askënd që ka zënë hapësirat publike në kryeqytet. Kryetari i bashkisë Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që kanë abuzuar deri më tani, ndërkohë që fton të gjithë ata që mbështesin zbatimin e ligjit që t’i bashkohen këtij aksioni.Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në zonën administrative numër 5, ndërkohë që do të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë së Tiranës.