Leskaj në Nju Jork:

Shqipëria e angazhuar për demokracinë Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në selinë e OKB-së në Nju Jork. Gjatë fjalës së saj, znj. Leskaj tha se Kuvendi shqiptar sot është më i hapur, më gjithëpërfshirës, duke e konsideruar transparencën dhe mbikqyrjen si thelbësore për një demokraci funksionale. Nënkryetarja e Kuvendit nënvizoi se demokracia nuk mund të jetë kurrë funksionale nëse gjysma e shoqërisë është e nën përfaqësuar në vendimmarrje dhe se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa një proces përfshirës për të dyja gjinitë, si për gratë ashtu edhe për burrat.