Leskaj: Ka zyrtarë me shkelje. Llalla: Gati të vëmë para drejtësisë këdo që abuzon

Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Bujar Leskaj, tha se sfidë mbetet lufta kundër korrupsionit. Duke folur ai deklaroi se në katër vitet e fundit janë zbuluar shkelje me vlerë 128 miliardë lekë, shumë sipas tij, tetë herë më e madhe se periudha paraardhëse. Nderkaq kryeprokurori Adriatik Llalla tha se KLSH ka konstatuar shkelje të shumta dhe ka referuar në Prokurori. Llalla shtoi se  arrestimi i ish ministrit Spiro Ksera ka ardhur pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. ” Jemi gati të vëmë para drejtësisë çdo zyrtar që abuzon me detyrën. tha Llalla në analizën vjetore.