Leonardo DiCaprio, pas kamerës me “Sea of Shadows”

“National Geographic Films” mori të drejtën e shpërndarjes në rang botëror të “Sea of Shadows”, një dokumentar që ka për producent aktorin Leonardo DiCaprio.

“Sea of Shadows” tregon për krizën që ka tronditur ambientin prej veprimeve të karteleve meksikane të drogës dhe mafies kineze. Sipas dokumentarit, këto grupe po shkatërrojnë ekosistemin me kërkime ilegale të peshkut, duke vënë në rrezik balenën më të vogël në botë, të njohur si Vaquita.

Projekti tregon për luftën për ekzistencë, duke ndjekur punën e një grupi shkencëtarësh, ambientalistësh, gazetarësh investigativë, agjentësh të infiltruar dhe të Marinës meksikane. Këta protagonistë vënë jetën e tyre në rrezik, për të shpëtuar specien e fundit të Vaquita-s dhe të nxjerrin para drejtësisë kriminelët ndërkombëtarë.