Leonardo DiCaprio bashkohet me Martin Scorsese dhe Al Pacino në festivalin e filmit

3-shja e pandarë e industrisë së filmit janë bashkuar sërish në festivalin e 14-të të filmit në Santa Barbara.
Leonardo DiCaprio, Al Pacino dhe Martin Scorsese me të cilin ka bashkëpunuar në shumë filma u fotografuan së bashku në festivalin e filmit duke mallëngjyer fansat.
Në këtë ceremoni, regjisori i famshëm Scorsese u nderua me çmimin e ekselencës “The Kirk Douglas” për punën e tij të shkëlqyer ndër vite në Hollywood.