Legjendari “Gladiator” do të ketë një vazhdim

Ridley Scott ka nisur të punojë mbi një vazhdim të “Gladiator”, filmi i vitit 2000 që mori 11 nominime në “Oscar” dhe fitoi 5 trofe, mes tyre edhe “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë” që shkoi për Russell Crowe.

Ndërsa personazhi i Crowe, Maximus, pati fund jo të mirë në filmin origjinal, “Gladiator 2” do të vijojë historinë e Lucius, i biri i Lucilla (Connie Nielsen). Maximus shpëtoi djaloshin dhe të ëmën e tij dhe kjo la shenjë dhe ndikim të fortë tek i riu Lucius.