Ledri Vula dhe Skivi do rikthejnë sërish ‘Skillzat’?

Bashkimi i tyre me Babastars bëri që të harrohet emri Skillz. Por, tashmë Ledri Vula dhe Visar Shala, i njohur si Skivi janë reperë të pavarur që nuk kanë lidhje me asnjë grup muzikor.

Një fotografi e siguruar nga Gazeta Express tregon Ledrin dhe Skivin duke folur në një kafene.

Thuhet se dyshja ka punuar dhe po përgatit në studio një këngë që do t’i rikthejë bashkë.

Në fillimet e tyre, sollën disa hite që i fiksoi në mendjen e fansave, të cilët me siguri do e mirëpresin një rikthim të Skillzave.