Ledri nderon viktimat aksidentit të sotëm dhe të lënduarit e Velipojës me këtë gjest…

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë, marrim shkasë të themi këtë prej aksidentit të rëndë në Prishtinë ku humbën jetën 4 persona dhe nga shpërthimi  që ndodhi në një kompleks në Velipojë.

Ledri është bashkuar më dhimbjen e familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka bërë një gjest të veçantë. Sot, ai do të publikonte klipin e ri por ka vendosur ta shtyjë dhe jo më kot.

“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera “Mbi Re” shtyhet nesër në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndëë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. Ngushëllimi”.- ka shkruar Ledri në postimin e tij në Insta Story.