Latin Grammy Awards, Rosalia rrëmben katër trofe

Në Las Vegas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve latine Grammy. Këngëtarja spanjolle e popit Rosalia u shpall fituese në katër kategori ndërsa yje të tjerë të muzikës shkëlqyen në skenë me performancat e tyre.
Këngëtarja spanjolle e popit Rosalia triumfoi në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve latine. Albumi i saj “El Mal Querer”, i cili mikson muzikën flamengo me R&B u vlerësua si albumi i vitit, si dhe albumi më i mirë bashkëkohor vokal.
“Të fitosh një Grammy është një nga gjerat më të mira që mund të të ndodhë ndonjëherë,” tha Rosalia duke shpjeguar se I është dashur të punojë për më shumë se një vit për albumin.
Një tjetër çmim më i madh, “Rekord i vitit”, shkoi për Camila Cabello dhe Alejandro Sanz me këngën “Mi Persona Favorita”, e cila gjithashtu fitoi trofeun si kënga më e mirë pop e vitit.