Lana Del Rey kryqëzohet nga fansat e Beyonce

Deklarata e fundit e Lana Del Ray nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve në rrjet. Kjo, për arsyen se Lana ka përmendur disa nga koleget si ‘këngëtare që i këndojnë lakuriqësisë’. “Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenurit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenurit i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë”, ka shkruajtur Lana.
Ka mjaftuar kjo deklaratë dhe sidomos që u përmend emri i Beyonce që ndjekësit t’i kundërviheshin dhe ta “kryqëzonin”. Të shumta kanë qenë edhe statuset ironizuese rreth saj në Twitter.
Por përpos Beyonce, ajo u sulmua se të gjitha këngëtaret që kishte përmendur ishin me ngjyrë dhe për këtë fakt u mor si sulm ndaj artisteve me ngjyrë.
Pasi Lana Del Rey ka lexuar të gjitha këto, është detyruar që të shpjegojë dhe të sqarojë nga e para gjithë deklaratën e saj që sipas Lanës është keqkuptuar e gjitha dhe nuk ka të bëjë aspak me racizëm.
“Të jemi të qartë, unë e di që ju doni t’i ngatërroni pak gjërat. Unë këto artiste i dua shumë dhe i njoh, prandaj dhe i përmenda. Unë thjesht thashë që do të doja të kisha të njëjtën liri shprehjeje pa patur paragjykime histerike. Dhe meqë ra fjala, këngëtaret që përmenda janë të preferuarat e mia, por meqë doni të gjeni diçka patjetër, po ju them që kjo s’e ndryshon faktin që unë nuk ka patur të njëjtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ndjej pa u cënuar. Nëse doni ta lidhni diçka të tillë me racizmin, ky është problemi juaj, por jo ajo çfarë unë thashë”, ka thënë Landa Del Rey.