Lamtumirë Keith Flint! Fansat e shoqëruan deri në fund

Mijëra persona mbushën rrugët e Braintree, në Angli, për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të “The Prodigy”, i cili u nda nga jeta më 4 mars. Përgjatë gjithë rrugës, në anë duke respektuar rrethimin, fansat të prekur dhe me lot në sy, përshëndetën idhullin e tyre, Keith Flint, të rreshtuar që nga kisha deri në varreza. Familjarët dhe miqtë ishin të pranishëm në meshë, ndërsa shokët e grupit, Maxim dhe Liam Hewlett ishin ndër ata që mbajtën arkivolin, duke i ndenjur pranë deri në momentet e fundit.