Lamtumirë alkool! Ben Affleck nis stërvitjen intensive

Ben Affleck duket se e ka hedhur pas shpine problemin me alkoolin. Pas rikthimit në rehabilitim, ylli i kinematografisë arriti të kalojë problemet dhe tani është gati për një fazë të re të karrierës së tij.Affleck ka nisur një regjim ekstrem për t’u rikthyer në formë, për filmin e tij të ri “The Last Duel”. Sipas “Radar Online”, aktori stërvitet përditë pa një trajner personal deri në pikën e kolapsit.“Ka zhvilluar vetëm një regjim ekstrem të ngritjes së peshave, për të vënë muskuj si ato kur interpretonte filma me superheronj. Është i fiksuar dhe po stërvitet deri në pikën e kolapsit”, tha një burim për “Radar Online”.