Lajmi shokues në mediat britanike; Princ Harry dhe e dashura lidhje gjaku?

Prej ditësh Princi Harry e ka zyrtarizuar lidhjen e tij me aktoren amerikane. Por ditën e sotme një lajm tronditës po qarkullon sot në mediat britanike. Princi Harry dhe e dashura, aktorja amerikane kanë lidhje gjaku të largëta me njëri tjetrin. Këtë e tregon sipas mediave një pemë familjare që daton që në vitin 1480. Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle janë aktualisht në një marrëdhënie.

Një kërkim gjenealogjik ka zbuluar se çifti janë të afërt dhe të dy kanë lidhje me një paraardhës të shekullit të 15-të të Mbretëreshës. Meghanin e lidh diçka me familjen mbretërore përmes babait të saj, Thomas Markle, i cili kohët e fundit ka miratuar marrëdhënien e saj me princin.

Sipas The Mail, gjurmuan familjen Markle për të gjithë rrugën që të çon drejt një anglezi të quajtur Ralph Boëes, paraardhësi i Meghanit 15 breza më parë. Boëes është stërgjyshi i 15 brezave, dikur një Sherif i Lartë i Qarkut Durham, vendi i të cilit ishte Kalaja Streatlam. Pasuritë e Boëes dhe Kalaja Streatlam vazhduan të kalonin nëpër një sërë trashëgimtarësh meshkuj.

Harry, 33 vjeç dhe Meghan, 36 vjeç, u takuan vitin e kaluar në Kanada dhe thashethemet vazhdojnë të vërtiten me një angazhim mbretëror. Por, ndërsa Meghan është martuar njëherë, Harry duhet të kërkojë lejen e Mbretëreshës. Thuhet se princi e ka prezantuar të dashurën e tij me gjyshen e tij në Balmoral.