LAJMI I FUNDIT: Iker Casillas pëson sulm në zemër

Portieri legjendar i Portos, Iker Casillas, është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi të pësuar në zemër.
Ish portieri i Real Madridit, është shtrirë në spital, pasi dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër sipas raporteve nga Portugalia, raporton Sky Sports.
Sipas raportimeve të para, besohet se gjendja e tij eshte e qëndrueshme.
37 vjeçari pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit për Porton.
Casillas, së fundi ka nënshkruar një kontratë të re me Porton, që po lufton për titullin e kampionit në Portugali.