Lajm i keq për fansat! Anulohet “World War Z 2”

“World War Z” kishte bindur producentët që të jepnin dritën jeshile realizimit të vazhdimit të këtij projekti, xhirimet e te cilit janë shtyrë përsëri. Filmi i prodhuar nga “Paramount” dhe “Plan B” është vënë në pritje, për shkak të problemeve buxhetore që duken të destinuara për të braktisur plotësisht idenë e vazhdimit të tregimit të marrë nga librat e Max Brooks.

David Fincher duhet të ishte regjisori i filmit, me protagonist Brad Pitt, i ambientuar pas përhapjes së një virusi që i kthen njerëzit në zombie dhe fillimi i prodhimit ishte planifikuar në verë në qytetin e Atlantës.