Laguna e Patokut, Gjykata i jep të drejtë familjes Cali

Gjykata Administrative rrëzoi Ministrinë e Bujqësisë dhe i dha të drejtë familjes Cali për Lagunën e Patokut.Familja Cali kishte çuar në këtë gjykatë vendimin e Ministrisë së Bujqësisë që i jepte për shfrytëzim këtë lagunë vëllait të Armando Prengës.Pikërisht, konflikti për shfrytëzimin e kësaj lagune duke se ka qenë pikënisja e një zënke masive dhe goditjeve me armë në qytetin e Laçit disa ditë më parë mes familjes Cali dhe asaj Prenga, ku ishte i përfshirë edhe vetë Armando Prenga.