Lady Gaga zbuloi “Enigma”, show residency me super koreografi

Një transformim që pritet të lërë me gojë hapur fansat e Lady Gaga-s. Këngëtarja me origjinë italiane zbuloi surprizat e residency show në Las Vegas, eventi që do të zgjasë një vit, plot me efekte speciale mahnitëse.

Debutimi, me shumë të ftuar të njohur, surprizoi fansat me spektaklin që ndërthur animime japoneze, fantashkencën dhe super koreografitë.

Në spektaklin, e ndarë në katër pjesë, duartrokitjet më të mëdha i mori “Shallow”, kënga e filmit “A Star Is Born”, ku Lady Gaga interpreton dhe këndon së bashku me Bradley Cooper.

Në koncertin e parë në Las Vegas, Gaga këndoi “Dance In The Dark”, “Beautiful, Dirty, Rich”, “The Fame”, si dhe një cover i David Bowie, “I’m Afraid of Americans”.

View this post on Instagram

ENIGMA

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on