Lady Gaga shpallet femra e vitit nga Billboard

Billboard e ka quajtur këngëtaren Lady Gaga femrën e vitit. Revista muzikore është shprehur se Gaga e meriton plotësisht këtë vlerësim, pasi ka qenë ndër këngëtaret dhe aktoret më të përfolura gjatë 2015.Sapo 29 – vjeçarja është vënë në dijeni të këtij lajmi e ka shpërndarë atë në llogarinë e saj Twitter duke shkruar: “Nuk mund ta besoj, Billboard më ka quajtur femrën e vitit. Faleminderit shumë. U jam shumë mirënjohëse”.