Lady Gaga nuk mund të shkelë më në Kinë

Lady Gaga nuk e gëzon më të drejtën për të hyrë në Kinë, madje as muzika e saj nuk do të dëgjohet më atje. Shkak u bë takimi i yllit të muzikës “Pop”, Lady Gaga, me udhëheqësin shpirtëror tibetian Dalai Lama, të cilin Pekini e cilëson si separatist.

Breshëria e reagimeve ka ardhur pas pamjeve të takimit mes Lady Gaga dhe Dalai Lamës në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara. Këngëtarja e hiteve “Pokerface” apo “Bad Romance” është tepër e njohur në Kinë, por asnjëherë nuk ka mbajtur koncerte atje.

Kina e konsideron Dalai Lamën, i cili u largua në Tibet në vitin 1959 pas një revolte të dështuar kundër sundimit kinez, si një individ që kërkon të krijojë përçarje.

“Ka një konsensus të gjerë se çfarë lloj personi është Dalai Lama”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei. 30-vjeçarja nuk është e vetmja e futur në “listën e zezë” kineze. Edhe yje të tjerë si Miley Cyrus, Jay Z, Selena Gomez, Bob Dylan janë ndaluar të hyjnë në Kinë pas takimit me Dalai Lamën.