Lady Gaga një tjetër këngë me Bradley Cooper për “LG6”

Suksesi i “Shallow” i dha Lady Gaga-s një “Oscar”, për këngën e filmit “A star is born”, falë dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Bradley Cooper.
Tani, në media po përflitet që këngëtarja dhe aktori kanë regjistruar një tjetër këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit “LG6”.
Kënga thuhet se do të ketë synim bamirës, dedikuar të gjithë të rinjve që vuajnë nga sëmundje mendore dhe që nuk kanë kurajo të flasin me të rriturit.