Lady Gaga ka një pasion të veçantë që ka çmendur fansat

Lady Gaga njoftoi në “Twitter” se është e pasionuar pas videolojërave dhe miliona ndjekësit e saj u tërbuan. Këngëtarja, aktualisht në turne promovimi për filmin “A star is born”, ndau me fansat faktin se është e tërhequr nga “Bayonetta”, videoloja aksion e krijuar nga “Platinum Games”.

Në postimin e saj, Gaga përdori hashtagun #gamergirl, duke tërbuar ndjekësit që nuk humbën kohë për ta ngacmuar këngëtaren, duke i kërkuar se kur do të luajë në “Fortnite”, apo se kur do të jetë “live” në “Twitch”.

Kur vuri re se niveli i pestë është më i vështirë se ata që kishte kaluar, Lady Gaga premtoi se do të vijojë të tentojë derisa ta kalojë. Divizioni amerikan i “Nintendo” e motivoi këngëtaren me një postim inkurajimi.