Lady Gaga e Rihanna, ndoshta një bashkëpunim në horizont

Pas suksesit me “Shallow” dhe “A Star Is Born”, Lady Gaga po mendon për albumin e radhës me këngë të reja.
Pas zërave për një shtatzëni të mundshme, gjë që u përgënjeshtrua nga këngëtarja, me frazën “Jam shtatzënë me LG6”, projekti i saj më i fundit, “Mother Monster” e drejtoi vëmendjen e publikut në një tjetër drejtim.
Së fundi, Gaga bëri “follow” në “Instagram” Bloodpop, producenti me të cilin po punon për “LG6”, dhe Rihanna-n, duke nxitur dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy këngëtareve.
Edhe Rihanna po punon për të nxjerrë albumin e saj të ri, që pritet të dalë brenda vitit.