Lady Gaga e Bradley Cooper fituesit e “NBR Awards 2019”

Lady Gaga bëri një hyrje prej dive të vërtetë në tapetin e kuq në “2019 National Board of Review Awards Gala”, çmimi i rëndësishëm i kritikës kinematografike amerikane. Në event ishin të pranishëm edhe Bradley Cooper, regjisori dhe bashkëprotagonisti i “A Star Is Born”, si dhe Sam Elliott.

Gaga fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”, Bradley fitoi “Regjisori më i mirë”, ndërsa Sam mori trofeun “Aktori më i mirë joprotagonist”. Filmi është renditur edhe në “Top Films of the Year”.

Një ngushëllim i mirë ky për dyshen skenike Gaga-Bradley, pas “Golden Globes”, ku u vlerësua vetëm kënga e filmit, “Shallow”.