Kylie Jenner bën historinë, shpallet miliarderja më e vogël në botë

Kylie Jenner padyshim që e meriton statusin e fundit që ka marrë. Mongolja e kozmetikës është shpallur miliarderja më e vogël në botë në moshën 21-vjeçare.

Anëtarja më e vogël e familjes Kardashian, vlerësohet se e ngriti vetë të gjithë pasurinë e saj.

Sipas listës së miliarderëve të Forbes, Kylie po bën pasurinë nga biznesi i saj më i shitur i kozmetikës.

Ylli i televizioneve amerikane themeloi dhe është pronarja e Kylie Cosmetics, biznesi trevjeçar që arriti rreth 360 milionë dollarë shitje vitin e kaluar.

Kylie ia kaloi edhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg i cili u bë miliarder në moshën 23 vjeçare.

“Nuk prisja asgjë. Nuk e parashikova këtë të ardhme. Por ndihem vërtetë mirë,”-tha Jenner për Forbes.

Themeluesi i Amazon zotëron listën si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij arrin 131 miliardë dollarë, sipas Forbes.

View this post on Instagram

thank you @forbes ?

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on