Kushtetuesja vendos më 23 nëntor për mandatin e Kokëdhimës

Gjykata Kushtetuese ka pranuar paraditen e së mërkurës të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës të cilët pretendojnë papajtueshmëri dhe mbarim të mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.Gjatë seancës së të mërkurës Gjykata Kushtetuese pranoi edhe kërkesën e Kokëdhimës që të jetë edhe ai i pranishëm në seancë. Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të opozitës do të bëhet në datën 23 nëntor, kur është caktuar seanca e rradhës.