“Kush tha që ka vdekur?” Këngëtarja shqiptare bën tatuazh fytyrën e mbretit të popit

Kohët e fundit, Morena Taraku ka qenë shumë e komentuar në faqet rozë për shkak të jetës sentimentale. Ndërsa sot e ka kthyer të gjithë vëmendjen tek tatuazhi i saj në krah, të cilin e ka bërë këto ditë.
Ajo ka zgjedhur të bëjë imazhin e mbretit të popit, Michael Jackson pasi është adhuruese e muzikës së tij.
Fotografinë e publikoi në rrjetin social Snapchat dhe e shoqëroi me shkrimin: “Kush tha që ai ka vdekur? MJ.’’
Dilemat nëse Michael Jackson ka vdekur apo jo vijojnë ende në ditët e sotme. Sipas autoriteteve zyrtare, ai humbi jetën më 25 qershor 2009 për shkak të një sulmi në zemër.