Kush janë dy ish të dashurat e Princ Harryt që do të jenë të ftuara në dasmën e tij?!

Duket e çuditshme por sipas Daily Mail, Princ Harry po planifikon të ftoj dy nga ish të dashurat në dasmën e tij. Sipas shkrimit, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas do të marrin ftesat për në dasmën mbretërore të princit me Meghan Markle. Nëj burim ka thënë për të përditshmen : “Harry ka mbetur mik i mirë me dy ish të dashurat e tij prandaj ato do të jenë aty. Ai ka qenë i sigurt se pas ndarjes së tyre nuk ka pasur zemra të thyera. Princi nuk mendon se për Meghan kjo do të jetë problem”.
Me Chelsy-n, princi është lidhur në vitin 2004 dhe ka qendruar për vite të tëra. Një vit pas ndarjes me të ka takuar Cressida-n me të cilën ka qendruar vetëm për një vit.