Kush janë 5 supermodelet që mahnitën botën te “Versace”?

Ata njiheshin si ‘super modele ‘ në kulmin e modelingut. Por Claudia Schiffer, 47 vjeçe, Naomi Campbell, 47 vjeçe, Helen Christensen, 48 vjeçe, Carla Bruni, 49 vjeçe, dhe Cindy Crawford, 51 vjeçe, u bashkuan në pasarelë mbrëmjen e premte, për shfaqjen e Versace-s pranverë/verë 2018, në Javën e Modës në Milano.

Duke u treguar të rejave se si duhet të bëhet, “vajzat e arta” të modës e çuan shfaqjen në një pikë mahnitëse, pasi u hap nga 21-vjeçarja Kendall Jenner dhe motrat Bella, 20 vjeçe dhe Gigi Hadid, 22 vjeçe.

Supermodelët e viteve ‘90 ecën me dizajnuesen Donatella Versace në sfilatë, ndërkohë që përmes këtij kujtimi nderonin vëllain e saj të ndjerë, Gianni Versace, i cili u vra në vitin 1997.

Në 20-vjetorin e vdekjes së tij, ishte një përkujtim për njeriun me të cilin secila prej femrave punoi personalisht gjatë ditëve të tyre të modelingut.

Supermodelet ishin të gjitha të veshura me fustane me shkëlqim, duke dëshmuar se dukeshin sërish perfekte pavarësisht se janë rreth të 50-tave.

Cindy braktisi modelingun në vitin 2000 për t’u përqendruar te vajza e saj Kaia dhe djalin e saj Presley.

Bukuria amerikane thuhet se është shfaqur në rreth 500 kopertinash revistash dhe ka ecur në pasarelat më të njohura si, Chanel, Dolce & Gabbana, Christian Dior, DKNY dhe Valentino.

Pasi festoi 50-vjetorin e saj në shkurtin e 2016-s, ajo është më e vjetra mes “femrave të arta”, që shkëlqyen në vitet ’80 dhe ’90.

Modelja, vlera neto e së cilit është rreth 100 milionë dollarë sipas “The Richest”, u zhvendos nga suksesi në pasarelë, për të kaluar në biznesin e mobilerive.

Carla Bruni, e lindur në Torino, u tërhoq nga modelingu në vitin 1998, pas fitimit të një shifre prej 7.5 milionë dollarësh në atë vit, sipas “BusinessAge”.

Që kur u martua me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, në vitin 2008, supermodelja u bë Zonja e Parë që kishte fotografi nudo. Në vitin 1991 u përfol se ajo ishte në një lidhje me Trump, por Carla e cilësoi si një gënjeshtër dhe e quajti atë një “të çmendur”.

Ndërkohë, me origjinë nga Londra, Naomi u vendos në mesin e tre modeleve më të njohura të fundit të viteve 1980. Pak para se të ishte 16 vjeçe, ajo ishte në kopertinën e “Elle” në Britani dhe në vitin 1987, ajo u bë vajza e parë britanike me ngjyrë që u shfaq në “Vogue” në vitin 1966.

Helena fillimisht ishte “Miss Universe Danimarka” në vitin 1986 para se të bëhej “Miss Universe”, shumë shpejt u nis për në Paris për të filluar një karrierë në modeling.

Claudia ka shpenzuar rreth 30 vite në modë, pasi u zbulua nga një agjent modelesh në një klub nate në Düsseldorf. Në vitin 1988, ajo arriti sukses në revistën “Vogue” franceze dhe vitin e ardhshëm, ajo ishte në koverin e “Vogue” amerikane.

 Para së premtes, Donatella përkujtoi vëllain e saj duke thënë se shfaqja nuk do të ishte një event i trishtuar, por i lumtur, sepse modelet do të sillnin truket e tyre të vjetra ndërsa bashkoheshin përsëri.