Kur Ed Sheeran takon Malin e “Game of Thrones”

Ed Sheeran është një këngëtar i suksesshëm, por nuk i ka ecur dhe aq shumë në botën e kinematografisë, si kolegëve të tij.

E provoi në “Game of Thrones”, por s’pati ndonjë bujë të madhe. Gjithsesi është një fan i çmendur i serialit dhe si i famshëm që është i lejohen edhe disa teka, ose më saktë një dëshirë.

Këngëtari britanik u takua me Hafþór Júlíus Björnsson, Mali i “GOT” dhe i bëri një kërkesë, që nuk është e re për të; ta ngrinte mbi kokën e tij, si një shtangë.

“E donte ai. Fatmirësisht nuk e rrëzova… Duhet të punojë”, -shkroi Björnsson në “Instagram”, ku postoi dhe videon e takimit interesant.