“Kuqezi je Ti” në arenën e NBA

Për të tretin vit me radhë, në Kanada u organizua me rastin e 28 Nëntorit “Albanian Heritage Night”, ku në arenën e NBA u dëgjua “Kuqezi je ti!”.
Në “Air Canada Centre” të Torontos pushimet mes pjesëve të ndeshjes Toronto Raptors-Philadelphia u organizua “Mbrëmja e Trashëgimisë Shqiptare”.
Kërcimi i “Shqiponjave të vogla” dhe muzika shqiptare në sfond përcollën krenari jo vetëm tek shqiptarët që ndodheshin me flamujtë kuqezi në impiantin sportiv, por edhe për për qindra-mijëra të tjerë që e ndoqën nga ekrani. 

https://www.youtube.com/watch?v=4YS9jug2JEc