Kupidi Jovanotti, do të martojë 17 çifte gjatë turneut

“Jova Beach Tour” do të ketë atmosferë verore, por sidomos aromë dashurie. Këngëtari Jovanotti ka marrë licencën për të martuar dhe ka përzgjedhur 17 çifte që do t’i kurorëzojë gjatë turneut të tij veror në plazhet e Italisë.
“Kemi marrë rreth 3 mijë kërkesa. Nuk e mendoja që në një vit martoheshin 3 mijë çifte në Itali”, -deklaroi këngëtari gjatë një postimi në “Facebook”.
Ishin të ndryshme dhe të çuditshme kërkesat. Kishte nga ata që donin të martonin macet, por edhe meshkuj e femra që pa dijeninë e njëri-tjetrit kishin bërë kërkesën për t’i bërë surprizë partnerit.