Kumanovë, aksion policor në “Lagjen e Trimave”

Forca të shumta policore, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kanë ndërmarrë një aksion policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.Dëshmitarë okularë pohojnë se njësiti për intervenim të shpejtë ka bastisur shtëpinë e Riza Jonuzit, i cili mendohet se ka pasur lidhje me grupin e armatosur që më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë, ku mbetën të vrarë 10 kosovarë dhe 8 pjesëtarë të policisë maqedonase. Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë dalë me ndonjë shpjegim zyrtar lidhur me këtë aksion.