Kukulla Ken së shpejti në Tiranë

Ai njihet në të gjithë botën si “Kukulla Ken” pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken. Tashmë duket se shqiptarët do të kenë mundësinë ta shohin nga afër brazilianin Rodrigo Alves, pasi vetë ai ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Tiranës.

Në një video të postuar nga Olti Curri në “Instagram”, shihet Alves teksa thotë: “Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Siç e dini, po marr veten nga operacioni im i fundit, që ishte goxha i dhimbshëm, por po e kaloj. Ju uroj gjithë të mirat dhe së shpejti do të jem në Shqipëri, në Tiranë!”.