Kubë, flamuri amerikan ngrihet në Havana pas 54 vjetësh

Në kryeqytetin e Kubës, Havana, ka nisur ceremonia e rihapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, 54 vjet që nga mbyllja e saj.John Kerry, i pranishëm në këtë ceremoni, është bërë sekretari i parë i Shtetit që viziton vendin latin pas 70 vjetësh. “Shtetet e Bashkuara dhe Kuba nuk janë të burgosur të historisë. Presidentët Raul Castro dhe Barack Obama kanë marrë vendime të guximshme. Sot është dita që të lëmë pas barrierat e së shkuarës”, ka thënë Kerry. Tre marinsa amerikanë, të cilët ulën flamurin amerikan nga selia diplomatike më 4 janar 1961, këtë të premte e kanë ngritur sërish atë në ceremoninë e mbajtur në Havana.