“Ku ka si Tirona…”, lali Eri ‘tërbohet’ në dasmën e Turit dhe Orindës (video)

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa në dasmën e dy personazheve të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, që dje lidhën kurorë me njëri-tjetrin. Sic duket edhe në disa video që vetë Turjani i ka postuar në instastory, kreu i bashkisë ka qenë një nga protagonistët kryesorë në kërcimin e një kënge tironsish.