Kthesë ekologjike e Jean Paul Gaultier, heq dorë nga lëkura dhe peliçet

Stilisti francez i bashkohet listës së markave të modës që zgjedhin mos të përdorin lëndën e parë që u shkakton vuajtje kafshëve. PETA, në festë, por mbetet ende dilemë gjetja e një alternative ekologjike.
Jean Paul Gaultier u thotë kështu lamtumirë veshjeve të lëkurës dhe peliçeve. Njoftimin e bëri vetë stilisti gjatë emisionit televiziv francez “Bonsoir”.
“Është e vërtetë se peliçja prej kafshëve është më sensuale se ajo sintetike dhe kjo s’është gjë e bukur për ta thënë. Por, mund të gjenden mënyra të tjera për t’u ngrohur. Mund të vijohet me kreativitetin pa shkaktuar vuajtje, sepse mënyra se si vriten kafshët për t’u marrë lëkurën, është e mjerueshme”.