Kriza e emigrantëve, 3 fëmijë dhe familjarët e tyre zhduken nga spitali në Austri

Fëmijët u dërguan në spitalin e qytetit të Braunau am Inn, ditën e premte, pasi vuanin nga një dehidratim i rëndë. Zbulimi i tyre u bë vetëm një ditë pasi 71 trupa të pajetë emigrantësh, siç dyshohet, u konfirmuan brenda një kamioni në Austri. Disa vende europiane kanë bërë thirrje për bisedime urgjente mbi krizën e emigrantëve.
Policia austriake deklaroi gjithashtu se e kishin ndaluar furgonin në Braunau, që shtrihet shumë pranë kufirit të Austrisë me Gjermaninë, si dhe arrestoi po të premten edhe drejtuesin rumun të tij.
Fëmijët, dy vajza dhe një djalë të moshave nga 1-5 vjeç, thuhet se janë vendosur në pjesën e pasme të tij së bashku me emigrantë të tjerë, që vinin nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Sipas policisë, ata u gjetën në gjendje të rënduar shëndetësore dhe thuajse të pandërgjegjshëm.
Autoritetet besojnë se ata mund të jenë përpjekur të kalojnë kufirin drejt Gjermanisë në mënyrë ilegale, në vend që të prisnin për deportim në Hungari.